Takimi midis Kurtit dhe Hamzës nuk solli rezultate, deklaron deputeti Demaku

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka deklaruar se takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret në drejtim të formimit të institucioneve.

Demaku u shpreh se PDK ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim të qartë para qytetarëve, duke vënë në plan të parë interesin e vendit dhe përgjegjësinë ndaj votuesve teksa shtoi se nuk dëshiron të paragjykojë qëllimin e ftesës së bërë nga Kurti, por se, sipas tij, bëhet fjalë për një qasje të përsëritur nga kreu i Vetëvendosjes.

Sipas tij, nga informacionet që posedon, takimi nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje konkrete, pasi PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë koncepte të ndryshme për zhvillimin e vendit, ekonominë dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


- Advertisement -

Demaku theksoi se respekton plotësisht qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit Bedri Hamza, por shtoi se personalisht nuk sheh mundësi për bashkëpunim politik me Vetëvendosjen.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *