Jennifer Lopez shfaq elegancën në Javën e Modës në Paris

Jennifer Lopez ka vazhduar të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj elegante gjatë Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u fotografua teksa largohej nga hoteli i saj për një mbrëmje në kryeqytetin francez, e veshur me një fustan të bardhë skulpturor nga stilisti Stephane Rolland.

Ylli amerikan zgjodhi një krijim me prerje moderne dhe siluetë në formë kambane, të cilin e kombinoi me bizhuteri luksoze me gurë rubini dhe diamante, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Pamjen e kompletoi me një stil minimalist, duke lënë fustanin të ishte në qendër të vëmendjes.

Më pas, Lopez u drejtua për darkë në restorantin e njohur Gigi, pranë Kullës Eiffel, një destinacion i preferuar edhe nga emra të njohur të modës dhe showbiz-it si Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Sydney Sweeney.

Në një intervistë të mëparshme për InStyle, Jennifer kishte folur për qasjen e saj ndaj modës, duke theksuar se i pëlqen të eksperimentojë me stile të ndryshme, nga ato klasike e elegante deri te krijimet më moderne, duke qëndruar gjithmonë besnike ndaj vetes.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *