Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, për të diskutuar për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjini ka shprehur gatishmërinë e Aleancës për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit institucional, duke e kushtëzuar me një agjendë që siguron zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare.
Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Austrisë për Kosovën në proceset e shtetndërtimit dhe integrimin euroatlantik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





