Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbajti ligjëratë virtuale në ditën përmbyllëse të edicionit të pestë të Universitetit Ndërkombëtar Veror, i organizuar nga universiteti ‘Haxhi Zeka’, në Pejë.
Kurti theksoi se pjesëmarrja e tyre në UNISUM 2026 dëshmon rëndësinë e institucioneve të arsimit të lartë për shkëmbime shkencore dhe kulturore.
Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria po investon në dije dhe kërkime që të kalojnë kufijtë gjeografikë dhe po punon për zgjerimin e mundësive për mobilitet akademik dhe pjesëmarrje në programe ndërkombëtare.
Kurti gjithashtu foli për politikat në mbështetje të arsimit, duke theksuar vendimin për ta bërë arsimin e lartë publik falas dhe përjashtimin e mbi 173,000 studentëve nga tarifat.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





