Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Takimet do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pas dërgimit të ftesave nga Kurti për dialog.
Kurti ka dërguar ftesë edhe për takim me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por kjo e fundit ka refuzuar.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje fitoi 47.13% të votave dhe 53 ulëse në Kuvend, duke u ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74% të votave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





