Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimin romantik në Budva të Malit të Zi

DJ i njohur nga Kosova, Gimbo, dhe partnerja e tij, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë pushimi në Budva të Malit të Zi.

Ka qenë vetë Gimbo ai që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një fotografi romantike me Selinin, ku çifti shfaqet pranë një pishine duke shijuar rrezet e diellit.

Në imazh, të dy duken të relaksuar dhe në momente të bukura së bashku, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.


- Advertisement -

Historia e tyre e dashurisë nisi në Big Brother VIP Albania 5, ku u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ndërsa çifti shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e tyre.

Ndërkohë, Selin u shpall fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, duke fituar zemrat e publikut me lojën dhe personalitetin e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *