Ester Exposito flet për privatësinë dhe lidhjen me Kylian Mbappe: ‘Do të mbroj privatësinë time!’

Aktorja spanjolle, Ester Exposito, ka folur për vëmendjen e madhe që po merr jeta e saj private, veçanërisht pas raportimeve që e lidhin me futbollistin francez, Kylian Mbappe.

Në një intervistë për Le Parisien, ajo kritikoi ndikimin e telefonave dhe rrjeteve sociale, duke theksuar se sot pothuajse çdokush mund të sillet si paparac.

Exposito tha se do të vazhdojë të mbrojë privatësinë e saj dhe të mos ekspozohet më shumë se sa është e nevojshme.


- Advertisement -

Aktorja u ndal edhe te futbolli, një temë me të cilën po lidhet gjithnjë e më shpesh për shkak të Mbappes dhe projektit të saj të ri filmik, “Baton”. “Nuk di asgjë për futbollin!

Kam qenë në stadium vetëm disa herë gjatë jetës sime”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Exposito tha se falë xhirimeve të filmit të ri ka nisur ta njohë më mirë botën e futbollit dhe po krijon interes për këtë sport.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *