Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë deponim nënshkrimi për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërsa nuk e mendon dorëheqjen pas zgjedhjeve.
Abdixhiku u zotua se do të trajtohet çdo kërkesë eventuale për Kuvend të jashtëzakonshëm sipas procedurave statutare.
Ai gjithashtu theksoi se debatet duhet të zhvillohen brenda organeve të partisë dhe jo në publik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





