Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston ditëlindjen e saj të 49-të, ndërsa një urim i veçantë ka ardhur nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brikena ka ndarë një mesazh të shkurtër, por plot vlerësim për këngëtaren, duke e quajtur atë ‘diva’.
Gjyste ndërkohë e kishte mbështetur vazhdimisht ish-banoren, përmes postimeve dhe mesazheve në rrjetet sociale, duke treguar përkrahjen e saj gjatë gjithë aventurës sa ishte në Big Brother.
Ajo thuri lëvdata të mëdha për të, duke e vlerësuar për karakterin dhe qasjen në format.
Urimi i Brikenës shihet si një kthim i kësaj mbështetjeje dhe një shenjë e respektit që ato kanë për njëra-tjetrën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





