Bedri Hamza i PDK-së i përgjigjet ftesës së Albin Kurtit për takim me liderët politikë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike, duke thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime për krijimin e institucioneve të vendit.

Pas mbledhjes së PDK-së, Hamza tha se situata aktuale kërkon përgjegjësi politike, pasi sipas tij Kosova po përballet me vakum institucional dhe mungesa e stabilitetit po e dëmton vendin. “Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit.

Kosova po përballet me vakum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit është duke e dëmtuar vendin.


- Advertisement -

Prandaj, duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj se secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë.

Ftesa duhet të dërgohet ashtu siç e kërkon rendi, nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend.

Ftesa për takim është për sot në orën 17:00.

Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme.

Nuk jam kundër takimeve.

Para se të flasim për pozita, janë më të rëndësishme prioritetet dhe adresimi i sfidave që i ka Kosova.

Nëse nuk dakordohemi për këto, unë ia ktheva shkresën që PDK-ja të takohet në orën 09:00 nesër”, tha Hamza.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *