Filmi ‘Enola Holmes’, me protagoniste Millie Bobby Brown, u rikthye me një pjesë të tretë më 1 korrik dhe regjistroi 20.7 milionë shikime në pesë ditët e para të publikimit të tij. ‘Enola Holmes 3’ u bë titulli më i shikuar në Netflix gjatë javës nga 29 qershori deri më 5 korrik.
Pjesa e tretë sjell një aventurë të re, dhe historia ndjek Enola-n në Maltë, ku ajo përballet me një rast kompleks dhe sfida personale, përfshirë një martesë të mundshme me Lord Tewkesbury.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





