Këngëtarja Bonnie Tyler, e njohur për hitet e saj si ‘Total Eclipse of the Heart’, ‘Holding Out for a Hero’ dhe ‘It’s a Heartache’, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Një njoftim i publikuar në faqen zyrtare të artistes së njohur uellsiane, e famshme për baladat e saj të fuqishme, bënte të ditur: ‘Familja dhe ekipi i Bonnie-t janë të pikëlluar të njoftojnë se Bonnie ndërroi jetë papritur mbrëmë në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po merrte trajtim’.
Tyler, e lindur me emrin Gaynor Hopkins, u rrit në një shtëpi sociale në qytetin Neath.
Ajo u zbulua nga kërkuesi i talenteve Roger Bell në një klub në Swansea dhe publikoi këngën e saj të parë, ‘Lost in France’, në vitin 1977. ‘It’s a Heartache’, balada country-pop e publikuar po atë vit, u rendit në vendin e katërt në klasifikimin britanik të këngëve dhe në vendin e tretë në listën amerikane Billboard Hot 100.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





