Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e festivalit më të madh të muzikës, Sunny Hill Festival i cili këtë vit do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht.
Lista e plotë e artistëve të edicionit të sivjetmë tashmë është finalizuar dhe një mori yjesh globalë pritet të dhurojnë spektakël për adhuruesit e festivalit.
Në mesin e yjeve të njohur që vijnë në Sunny Hill Festival është edhe këngëtari italian, Blanco.
Blanco është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës italiane, i njohur për stilin e tij unik si dhe për zërin e tij karakteristik.
Në vitin 2022, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest së bashku me Mahmood, me këngën ‘Brividi’, e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e festivalit.
Përveç hitit ‘Brividi’, repertori i tij muzikor përfshin edhe këngë shumë të njohura si ‘Ricordi’, ‘Mi fai impazzire’, ‘Piangere a 90’ dhe shumë të tjera, derisa transmetimet e tij në Spotify kapin shifra prej qindra milionave.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




