Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rekomanduar librin ‘Të lirë’ (‘Free’) të autores Lea Ypi si përzgjedhjen e muajit korrik në klubin e saj të librit, Service95.
Lea Ypi është një autore shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në këtë vepër rrëfen përvojën e saj si fëmijë në Shqipërinë e izoluar gjatë regjimit komunist.
Service95 është platforma kulturore dhe klubi i librit i krijuar nga Dua Lipa, i cili synon të sjellë në vëmendje libra, histori dhe ide nga autorë të ndryshëm në mbarë botën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




