37 zyrtarë ligjorë të emëruar në administratën gjyqësore të Kosovës

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e emërimit për 37 zyrtarë ligjorë në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga gjithsej 37 zyrtarë ligjorë të emëruar, 33 janë femra dhe 4 meshkuj.

Në kuadër të këtij procesi janë emëruar edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, përkatësisht dy nga komuniteti serb, dy nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.


- Advertisement -

Në njoftim thuhet se këshilli mbetet i përkushtuar në zbatimin e përpiktë të detyrimeve ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *