Segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim të enjten, më 9 korrik 2026, për shkak të punimeve të asfaltimit në rrugën rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë.
Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 18:00, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”.
Gjatë kësaj periudhe do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1,050 metrash.
Autoritetet bëjnë të ditur se mbyllja e përkohshme është e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe të punëtorëve të angazhuar në terren, si dhe për të mundësuar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.
Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë intervalit të punimeve të shfrytëzojnë rrugët alternative./Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



