Punëtorët e ndërmarrjes publike “Prishtina Parkingut” kanë protestuar të hënën për shkak të mosrealizimit të pagave, duke paralajmëruar se do të ndërpresin punën nëse ato nuk ekzekutohen gjatë ditës së sotme.
Përfaqësuesit e Sindikatës thanë se vonesat në paga janë bërë problem i vazhdueshëm, ndërsa i bënë thirrje Komunës së Prishtinës që të ndërmarrë veprime konkrete për tejkalimin e krizës financiare në ndërmarrje.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Prishtina Parking”, Flamur Hajdari, tha se sipas kontratës paga duhet të ekzekutohet deri më 5 të muajit, por kjo nuk ka ndodhur dhe se nga kjo janë prekur rreth 200 punëtorë.
Anëtari i Sindikatës, Safet Zuka, tha se punëtorët e kishin paralajmëruar më herët ndërmarrjen për protestë në rast se pagat nuk ekzekutoheshin në afatin e paraparë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



