Avokati i Popullit ka filluar hetime zyrtare për pretendimet se disa persona të arrestuar gjatë manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan janë keqtrajtuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Hetimet janë nisur pas ankesave të qytetarëve, informacioneve të organizatave joqeveritare dhe raportimeve në media.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se ka hapur hetime në lidhje me pretendimet për dhunë fizike dhe psikike gjatë transportimit në stacionet policore.
Hetimet synojnë verifikimin e fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe vlerësimin e respektimit të standardave kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




