Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale.
Gjatë mbledhjes, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami prezantoi kronologjinë e procesit zgjedhor, duke theksuar se ai është zhvilluar sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli, ndërsa është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile. ‘Kjo ka qenë një proces i zgjatur me të dyja datat që është zhvilluar, por më lejoni shkurtimisht me paraqit këtë kronologji.
Ashtu siç e dimë të gjithë, Këshilli Gjyqësor ka miratuar datat e zgjedhjeve në gjykatat themelore të vendit.
Komisioni, në bazë të planit dhe kalendarit, ka organizuar procesin si vijon: 16 qershor janë organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prishtinë…’ Pas prezantimit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës certifikoi rezultatet e zgjedhjeve, duke konfirmuar zyrtarisht zgjedhjen e gjyqtarit Agron Maxhuni dhe gjyqtares Valentina Sopjani si anëtarët e rinj të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





