Harry Styles bën një dedikim emocionues gjatë koncertit në stadiumin Wembley

Harry Styles mbajti një koncert në stadiumin Wembley, ku i bëri një dedikim prekës ish-anëtarëve të grupit ‘One Direction’, veçanërisht Liam Payne.

Momenti ishte edhe më emocionues pasi në publik ndodheshin prindërit e Liamit, Geoff dhe Karen, motra e tij Ruth dhe djali i saj.

Duke iu drejtuar publikut, Styles mezi i përmbajti lotët dhe tha: ‘Nuk do të isha këtu pa miqtë e mi.


- Advertisement -

Dua të falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam’.

Në skenë iu bashkua edhe motra e Harryt, Gemma Styles, e cila shprehu krenarinë për vëllanë e saj.

Gjatë koncertit, ai uroi gjithashtu ish-partneren e tij, Taylor Swift, e cila së fundmi u martua me Travis Kelce.

Si pjesë e traditës së turneut të tij, Styles interpretoi një këngë surprizë dhe këtë herë zgjodhi ‘Two Ghosts’, këngë që besohet se i është kushtuar Taylor Swift, me të cilën kishte një lidhje në vitin 2012.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *