Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, uron 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Kampin Bondsteel

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar në Kampin Bondsteel, ku së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan ka uruar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se kishte kënaqësinë ta ndante këtë ditë festive me ushtarët amerikanë, duke e cilësuar 4 Korrikun si një datë që mishëron vlerat themelore të demokracisë.

Ajo theksoi se për Kosovën, 4 Korriku lidhet ngushtë me miqësinë dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas saj, kanë qenë pranë vendit në momentet më të rëndësishme historike.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *