Rita Ora ka bërë bujë me paraqitjen e saj në pushimet në Mykonos, duke u fotografuar në shoqëri të miqve.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare u shfaq me bikini me print leopardi, të kombinuara me pantallona të shkurtra sportive të zeza dhe taka të larta, duke theksuar figurën e saj të tonifikuar.
Ajo u pa duke u larguar nga hoteli luksoz Eden Roc, e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan.
Pushimet në ishullin grek vijnë pas një periudhe të ngarkuar për Ritën, e cila së fundmi performoi në Festivalin Isle of Wight.
Në një prononcim për media, ajo zbuloi se po përgatitet për publikimin e muzikës së re dhe ka xhiruar dy filma në Australi.
Rita ka qenë e larguar nga Mbretëria e Bashkuar për një kohë të gjatë për projektet e saj të reja.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





