Qytetari nga Kosova Osman Selmani arrestohet në Serbi: Familjarët besojnë në pafajësinë e tij

Një qytetar nga Kosova është arrestuar nga autoritetet në Serbi.

I arrestuari është Osman Selmani, ndërsa i njejti është ndaluar më 1 korrik në pikën kufitare në Mutovocë dhe sipas familjarëve të tij, ai është ndaluar me urdhët nga Prokuroria për Krime Luftë në Beograd, transmeton Zeri.info.

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë, Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij.


- Advertisement -

Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *