Deputetët e PDK-së kërkojnë rinumërim të votave: Ankesa për parregullsi në numërim

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar Gjykatës Supreme me ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e votave.

Kandidatët për deputetë nga PDK-ja, Bekim Haxhiu dhe Qëndrin Kryeziu, thanë se ankesa bazohet në fakte të reja, të cilat sipas tyre dëshmojnë parregullsi të konsiderueshme në procesin e numërimit të votave.

Haxhiu dhe Kryeziu shprehën besimin se Gjykata Supreme do të shqyrtojë ankesën në mënyrë të pavarur dhe do të urdhërojë rinumërimin, për të siguruar një rezultat zgjedhor të saktë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *