Reagimi i Ish-emisarit të Trumpit, Richard Grenell, për shtyrjen e vendimit në rastin e Hashim Thaçit

Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së radhës të vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi, Grenelli kritikoi vendimin e trupit gjykues për shtyrjen e sërishme të shpalljes së vendimit, duke e cilësuar procesin ndaj Thaçit si të pabazë. ‘Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë.

Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim.


- Advertisement -

Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave. Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?

Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator.

Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!)’, ka shkruar Grenelli.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *