Reagimet pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës për ta shtyrë shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për datën 16 shtator ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) e cilësoi procesin gjyqësor në Hagë si politik, duke vlerësuar se zvarritja e vazhdueshme e procedurave po e dëmton besimin në drejtësi.

Nga kjo organizatë u bë e ditur se protestat kundër Gjykatës Speciale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


- Advertisement -

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) reagoi ndaj shtyrjes së afatit për shpalljen e aktgjykimit, duke e cilësuar atë të padrejtë.

Sipas kësaj partie, zvarritja e vazhdueshme e procesit cenon parimet e drejtësisë dhe krijon pasiguri si për të akuzuarit ashtu edhe për familjet e tyre.

Lidhur me këtë zhvillim reagoi edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar vetëm sa e rikonfirmon bindjen se Gjykata Speciale po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt, ndërsa ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *