Kryeministrja italiane zbulon se si pasioni për muzikën dhe letërsinë e ndihmoi të mësonte gjuhë të huaja

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zbuluar së fundmi se pasioni për muzikën dhe letërsinë ka luajtur një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhëve të huaja.

Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, Meloni tregoi se anglishten e përmirësoi falë legjendës së muzikës pop, Michael Jackson. ‘E përmirësova anglishten sepse isha fanse e Michael Jacksonit.

Doja të kuptoja se çfarë thoshin tekstet e këngëve të tij’, u shpreh ajo.


- Advertisement -

Kryeministrja italiane zbuloi gjithashtu se interesi për poetët dekadentë e shtyu të thellonte njohuritë në gjuhën frënge. ‘Shkova më tej me frëngjishten sepse isha e apasionuar pas poetëve dekadentë’, tha Meloni.

Ndërsa sa i përket spanjishtes, ajo shpjegoi se e mësoi për arsye familjare. ‘Flas spanjisht sepse, kur isha e vogël, babai im jetonte në Ishujt Kanarie, ndaj më duhej të përshtatesha’, deklaroi ajo.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *