Trupi Gjykues në Hagë cakton datën e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Trupi Gjykues në Hagë ka vendosur që aktgjykimi në çështjen e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të mbahet më 16 shtator 2026, në orën 10:00 CET.

Njoftimi bën me dije se seanca do të jetë publike dhe e ndjekshme në gjuhët shqipe, angleze ose serbe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ose nga galeria publike në ambientet e gjykatës.

Trupi Gjykues shpjegoi se koha e shqyrtimit të çështjes ishte zgjatur për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procedurës, duke gjykuar se është e rëndësishme të sigurohet një vlerësim i drejtë dhe të plotë i të gjithë materialeve provuese.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *