Një aeroplan që ka nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të kushteve të këqija të motit në Kosovë.
Sipas FlightRadar24, avioni ka bërë disa rrotullime, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin.
Autoritetet aeroportuale kanë konfirmuar se pritet që zbritja të realizohet brenda 10 minutash.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





