Prioriteti duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, vlerëson ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re.

Daka tha se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore drejtohen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është e rëndësishme që fillimisht të zgjidhet presidenti me mandat të plotë kushtetues.

Ajo theksoi se zgjedhja e presidentit në këtë fazë do t’i siguronte Kosovës një institucion funksional edhe në rast se vendi do të shkonte sërish në zgjedhje. “E konsideroj që duhet të zgjidhet presidenti më përpara.


- Advertisement -

Sidomos në situatën që jemi tani, meqenëse nuk kemi asnjë institucion me mandat legjitim, por ushtrues detyre”, deklaroi Daka.

Sipas saj, nëse fillimisht formohet qeveria, atëherë procesi i zgjedhjes së presidentit mund të zvarritet dhe të shoqërohet me kushtëzime politike. “Në rast se zgjedhim qeverinë, me këtë konstelacion politik dhe këta numra që i kemi, me siguri do të kemi zvarritje për zgjedhjen e presidentit, por edhe kushtëzime nga ana e partisë që formon qeverinë”, u shpreh ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *