Vera Wang ka festuar 77-vjetorin e lindjes, duke tërhequr vëmendjen me një ndryshim të guximshëm në stilin e saj.
Stilistja e famshme u shfaq me një model të ri flokësh ‘bob’ në ngjyrë bionde, duke surprizuar ndjekësit e saj.
Ndryshimi u komentua menjëherë, megjithëse nuk u bënë detaje të qarta nëse ishte paruke.
Vera kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant për mbrëmjen festive, duke pozuar mes miqve me qirinj mbi tortën me numrin 77.
Kjo nuk është hera e parë që ajo surprizon me transformimet e saj, treguar se nuk heziton të provojë stile të reja në moshën e saj.
Përveç modës, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjen e saj rinore, duke theksuar se mosha është vetëm një numër dhe se vitaliteti vjen nga stili i jetesës aktive dhe gjumi i mirë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





