Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua një takim ndërmjet zëvendësministrit Genc Nimoni, përfaqësuesve të institucioneve kryesore të drejtësisë dhe drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Valentina Superti.
Gjatë takimit, zëvendësministri Nimoni prezantoi progresin e arritur në fushën e drejtësisë dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda e reformave.
Përfaqësuesit e institucioneve të tjera të drejtësisë në Kosovë rikonfirmuan përkushtimin për zbatimin e agjendës së reformave, duke theksuar se procesi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





