Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka nisur zyrtarisht sezonin veror të festivaleve me një performancë energjike në Isle of Wight Festival, një nga festivalet më të njohura muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
Artistja elektrizoi skenën me hite të saj dhe dëshmoi pse vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm të muzikës pop ndërkombëtare.
Më 1 gusht, Rita do të performojë në Stadiumin ‘Biljanini Izvori’ në Ohër, një mundësi e veçantë për fansat shqiptarë për të parë nga afër performancën e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





