Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Tahiri shprehu në një postim në Facebook se kjo vizitë ishte jashtëzakonisht emocionuese. ‘Çdo takim sjell emocione të veçanta, sepse përtej mureve të paraburgimit gjen të njëjtën forcë, dinjitet dhe besim që e kanë karakterizuar gjithmonë.
Bisedat me të janë gjithmonë frymëzuese dhe të mbushura me shpresë për të ardhmen’, ka shkruar ai.
Abelard Tahiri gjithashtu tha se, pavarësisht sfidave që po përballon Thaçi, ai vazhdon ta ruajë qetësinë, vendosmërinë dhe besimin se e vërteta do të dalë në dritë. ‘Uroj që kjo periudhë të marrë fund sa më shpejt dhe ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, të kthehen pranë familjeve dhe popullit të tyre’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





