Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army në Camp Bondsteel

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S.

Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A.

Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans. “Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë U.D.


- Advertisement -

Presidentja Haxhiu.

Ajo i ka uruar suksese në detyrën e re COL Rorvik, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë. “Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka theksuar Haxhiu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *