Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninën e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane në Kampin Bondsteel në Ferizaj.
Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan shërben për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel në kuadër të KFOR-it.
Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon, mbetet i pazëvendësueshëm.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





