Madonna rrëfen momentin kur ishte xheloze për Kylie Minogue

Madonna ka treguar se dikur ishte e xhelozë për Kylie Minogue, pasi besonte se ish-bashkëshorti i saj, Guy Ritchie, kishte simpati për këngëtaren australiane.

Ikona e muzikës foli për këtë gjatë një interviste në emisionin “The Graham Norton Show”, ku kujtoi një moment nga MTV Europe Music Awards 2000.

Ajo tha se në atë periudhë ishte e apasionuar pas stilit ‘western’ dhe kishte bërë një bluzë të personalizuar me emrin e Kylie Minogue.


- Advertisement -

Kylie Minogue, e pranishme në intervistë, kujtoi se nuk kishte marrë paralajmërim për gjestin e Madonnës.

Madonna pranoi se xhelozia ishte për shkak të bindjes se ish-bashkëshorti i saj kishte simpati për Kylie-n.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *