Jennifer Lopez bëri një surprizë të madhe duke performuar në Prime Video Obsessed Fest me një veshje të guximshme që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Ylli 56-vjeçar u ngjit në skenë me një kostum në ngjyrë nude me efekt iluzioni, të dekoruar me grafika që ngjanin me tatuazhe të vizatuara në të gjithë trupin.
Performancën e shoqëroi me një bluzë transparente me mëngë të gjata, geta të tejdukshme dhe çizme mbi gju të kombinuara me të njëjtin stil.
Jennifer Lopez interpretonte këngën e saj më të re “Everything’s Fine (PM)” dhe hitin “On the Floor”, duke ofruar një performancë energjike dhe spektakolare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





