Petraviqa: Shala i zhgënjyer me trajtimin nga Belgjika në Hagë

Një anëtare e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës në Hagë, Dzeneta Petraviqa, ka deklaruar se klienti i saj është shprehur i zhgënjyer me trajtimin që, sipas saj, i është bërë nga Belgjika gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo deklaroi në Klan Kosova se Shala ka shfaqur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit gjatë procedurave dhe ka theksuar se nuk do të dëshironte të vuante dënimin në Belgjikë. “Kjo çështje është në shqyrtim e sipër në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe plotësisht konfidenciale, andaj nuk mund të themi shumë rreth saj.

Ajo që mund të ndajmë me publikun është se Z.


- Advertisement -

Shala është ndarë ekstremisht i zhgënjyer me trajtimin që i ka bërë Belgjika gjatë procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe për këtë arsye, ai nuk do të donte ta vuante çfarëdo dënimi në Belgjikë, sidomos duke ditur se kushtet në burgjet e Belgjikës janë të këqija edhe në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *