Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në Sesionet e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, është në Bruksel për të marrë pjesë në Sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave.

Këshilli i OBD-së përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të organizatës dhe diskuton prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushën doganore.

Pjesëmarrësit po shqyrtojnë raportet teknike dhe çështjet e politikave institucionale, financave dhe buxhetit të organizatës.


- Advertisement -

Angazhimi i Doganës së Kosovës në avancimin e reformave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar vërteton përkushtimin për zhvillimin e politikave doganore dhe sigurinë e tregtisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *