Rritja e Kapaciteteve Vendore të Prodimit të Energjisë në Kosovë: Prioritet Kombëtar

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ndjekur me vëmendje deklaratat e anëtarëve të Kabinetit të Qeverisë në detyrë lidhur me politikën energjetike të vendit.

Prioritetet e paraqitura nuk adresojnë nevojën e Kosovës për të rritur kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike.

Oda Amerikane vlerëson se zhvillimi i kapaciteteve të reja vendore duhet të jetë prioritet kombëtar.


- Advertisement -

Importimi i energjisë elektrike nuk ofron siguri afatgjatë.

Në këtë kontekst, përfshirja në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane përfaqëson rrugën më efikase për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese në Kosovë.

Politikat energjetike duhet të sigurojnë furnizim të sigurt dhe konkurrueshmëri ekonomike.

Oda Amerikane në Kosovë konsideron se Kosova duhet të investojë në kapacitete gjeneruese me bazë LNG për të garantuar sigurinë energjetike dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *