Tifozja e njohur kroate dhe sensacioni i tribunave, Ivana Knoll, ishte e ftuar në një lidhje direkte për publikun shqiptar.
Knoll u shfaq për disa minuta në emisionin sportiv ‘Kampionët e Botës’ në TV Klan, ku tregoi se ky është Botërori i katërt që ajo ndjek.
Ajo u pyet për paraqitjen e Kroacisë dhe pritshmëritë e saj për ndeshjen ndaj Ganës, duke shprehur bindjen se kombëtarja që mbështet do të dalë fituese. ‘Mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen ndaj Ganës’, u shpreh Knoll.
Në një moment, moderatorja Marina Vjollca i kërkoi të thoshte diçka në gjuhën shqipe. ‘Si e thotë Ivana në shqip fjalën ‘të dua’?’, e pyeti moderatorja.
Tifozja kroate nuk hezitoi dhe e shqiptoi me buzëqeshje frazën ‘Të dua’ në gjuhën shqipe, duke fituar duartrokitjet e publikut.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





