Protesta e 26-të në Tiranë: Kërkesat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit

Sot po mbahet protesta e 26-të në Tiranë, ku qytetarët po kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.

Tubimi po shihet si kulmi i një mobilizimi qytetar që ka zgjatur mbi tre javë me protesta të pandërprera.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, revolta është kthyer në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.


- Advertisement -

Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Edhe përkundër reshjeve të shiut, qyteti mbeti i mbushur me protestues pas përfundimit të tubimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *