Shakira, një nga artistet më të suksesshme me ndikim të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore botërore, ka shprehur dëshirën për të realizuar një bashkëpunim me Dua Lipa.
Në një intervistë për podcastin e Lele Pons, Shakira u shpreh se do të ishte e lumtur të punonte me artisten shqiptare. ‘Dua Lipa, a po më dëgjon?
A e dini që ajo flet spanjisht?’, tha Shakira me entuziazëm.
Lele Pons e përshkroi Dua Lipën si ‘të mrekullueshme’, ndërsa Shakira nuk hezitoi ta vlerësonte si ‘e jashtëzakonshme’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





