Sot, më 25 qershor 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nga ora 11:00 do të fillojnë punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.
Punimet do të kryhen nga operatori ekonomik i kontraktuar dhe priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët inkurajohen të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





