Harry Styles hapi natën e gjashtë të rezidencës së tij në Wembley Stadium duke u bërë thirrje fansave të kujdesen për njëri-tjetrin, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm të martën mbrëma.
Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për atë që mund të jetë “dita më e nxehtë ndonjëherë”, pasi një valë nxehtësie që po përhapet në Evropë ka arritur edhe atje.
Harry Styles u ngjit në skenë për natën e radhës të turneut të tij “Together Together”, i veshur me pantallona të shkurtra karakteristike, një xhaketë dhe një këmishë portokalli.
Këngëtari i bëri thirrje fansave që të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë të hidratuar.
Wembley Stadium ka lehtësuar politikën e saj për shishet e ujit, duke lejuar që pjesëmarrësit të futin brenda shishe metalike ose plastike të fortë.
Ujë me gjysmë çmimi dhe krem dielli falas ishin të disponueshëm në stadium.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




