Bia Khalifa zbulon abuzimet financiare dhe emocionale nga familja: ‘Jam e lodhur nga mungesa e mirënjohjes’

Bia Khalifa ka postuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka sqaruar një situatë që, sipas saj, nuk është e re, por një problem i përsëritur prej vitesh, ku i janë kërkuar vazhdimisht shuma të mëdha parash nga familja, konkretisht nga gjyshja.

Ajo thekson se ka tentuar ta menaxhojë gjithçka me qetësi dhe respekt, duke vendosur kufijtë e saj personalë, por kjo, sipas saj, ka sjellë edhe tensione dhe reagime të ashpra. ‘Prej vitesh më kërkohen shuma parash 3 mijë, 5 mijë euro, herë pas here.

Dje thashë me qetësi dhe respekt se do të jem gjithmonë e gatshme të ndihmoj, por jo ndërkohë që ndihem e sulmuar, e manipuluar ose e keqtrajtuar’.


- Advertisement -

Më tej, ajo ka treguar se mëngjesin pas kësaj situate është përballur me një incident në banesën e saj, ku, sipas saj, janë përplasur dyert dhe frigoriferi në apartamentin që ajo e ka paguar vetë.

Këtë veprim e ka cilësuar si një formë abuzimi të heshtur, që shpesh është e vështirë të kuptohet apo të besohet nga të tjerët.

Në reagimin e saj, ish-banorja e BBVK shprehet e rënduar emocionalisht nga ajo që po përjeton, duke thënë se ndihet si e huaj në shtëpinë e vet dhe se kjo situatë e bën të mendojë thellë për të ardhmen e saj dhe mënyrën se si do të donte të rrisë fëmijët e saj një ditë. ‘Jam e lodhur.

Jo nga paratë, jo nga përgjegjësitë.

Jam e lodhur nga mungesa e mirënjohjes dhe nga fakti që sa herë hap zemrën, dikush përpiqet ta përdorë kundër meje’, ka deklaruar Bia.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *