Ina Aderi rrëfen përfundimin e marrëdhënies me Kejsi Hysenin në Top Arena

Ina Aderi ishte e ftuar së fundmi në emisionin sportiv “Top Arena”, ku ka folur hapur për jetën e saj private dhe i dha fund aludimeve rreth raportit me Kejsi Hysenin.

Përballë pyetjeve të drejtpërdrejta të Mateo Borrit, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

Dyshja, e cila nisi historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA 5 dhe tërhoqi vëmendjen e publikut, nuk arriti ta vazhdonte lidhjen jashtë kamerave.


- Advertisement -

Sipas Inës, shkaku kryesor i ndarjes ishte mospërputhja në karaktere.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për këtë eksperiencë, duke shtuar se gjithçka që përjetoi ishte e sinqertë dhe e ndau me publikun pa rezerva.

Sipas saj, në atë periudhë thjesht ndoqi ndjenjat dhe bëri atë që i thoshte zemra.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *