Jennifer Garner surprizon fansat me dedikim për Ben Affleck në Ditën e Babait

Jennifer Garner ka bërë një surprizë të veçantë për ish-bashkëshortin Ben Affleck me rastin e Ditës së Babait.

Aktorja 54-vjeçare ka ndarë disa fotografi të papublikuara më parë në rrjetet sociale ku shihet Affleck në momente të ngrohta me tre fëmijët e tyre.

Jennifer kujtoi edhe babain e ndjerë, William, për të cilin tha se kishte qenë një figurë e dashur në familje.


- Advertisement -

Për të gjithë baballarët, ajo shkroi: “Të duash dhe të të dojë një baba i shkëlqyer është një dhuratë”.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe kanë ruajtur një raport të mirë për hir të fëmijëve të tyre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *