Gjykata Speciale publikon video për kornizën ligjore për vizitat humanitare në Kosovë

Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X për të treguar kornizën ligjore të kësaj gjykate që lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, thotë se në rastin e Hashim Thaçit, janë zhvilluar katër vizita të tilla, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Deri tani gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë urdhëruar 14 vizita të tilla të të paraburgosurve në Kosovë.


- Advertisement -

Gjykatës Speciale ka shtuar postimet në X për rregullat dhe standardet e gjykatës, pasi një raport evidentoi pengesat strukturore për lirimin e të pandehurve.

Avokati i Hashim Thaçit ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e kërkesave të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *